spot_img

Arrestohen 3 punëtorë nga Kosova, po punonin ilegalisht në Zvicër

spot_img

Policia e Lucernit në Zvicër kanë arrestuar tre punëtorë kosovarë të cilët po punonin në ndërtimtari pa leje pune, madje u është shqiptuar vendimi për dëbim nga Zvicra.

Policia e këtij vendi ka bërë një kontroll në një kantier ndërtimi në qytetin Lucern gjatë së shtunës të 6 qershorit. Tre persona të cilët po punonin në montimin e një skeleje, nuk dëshmuan se kanë leje pune në Zvicër.

Këtë njoftim e ka dhënë zyra e prokurorit publik të Lucernit, të hënën, shkruan “Luzernerzeitung.ch”.
Sipas njoftimit, njëri prej tyre madje kishte një vendim ndalimi të hyrjes në Zvicër. Ky vendim i ishte shqiptuar po ashtu për faktin se ai më parë kishte punuar ilegalisht në Zvicër.

Personat e kapur janë 27, 28 dhe 32 vjeçarë dhe vijnë nga Kosova. Ata janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe u janë marrë 2480 franga gjobë në emër të depozitës.

Zyra për Migracion e Lucernit ka nxjerrë vendim për dëbimin e të tre kosovarëve dhe për ndalimin e hyrjes së tyre të sërishme në Zvicër.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img