Është arrestuar Joaquin Guzman Lopez, djali i “El Chapos”.
Gjithashtu në El Paso, Teksas u prangos edhe Ismael “El Mayo” Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, i cilësuar si një bosët më të fuqishëm të drogës nëpër botë.
Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në ShBA.
Në shkurt, Zambada u akuzua nga prokurorët amerikanë për një komplot për të prodhuar dhe shpërndarë fentanil, një drogë më e fuqishme se heroina që është fajësuar për krizën e opioideve në ShBA.
Në një deklaratë me shkrim të enjten në mbrëmje, Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së Merrick Garland tha se të dy burrat udhëheqin “një nga organizatat më të dhunshme dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në botë”.
Prokurorët amerikanë thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në ShBA, raporton BBC.
Autoritetet amerikane kanë vërejtur më parë se fentanili është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 45 vjeç.