Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici arrestohet për korrupsion në zgjedhje.
Burime të Top Channel thonë se për të kishte masë sigurie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion.
Mbi Gjicin rëndon akuza korrupsion i të zgjedhurve në zgjedhje, sipas burimeve jo zyrtare.
Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij.