Euro Fast Kosova në bashkëpunim me Euro Fast Slovenia kanë arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person të shumëkërkuar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se mbrëmë vonë në Prishtinë është arrestuar një slloveno-malazias, i dënuar me 15 vjet burgim dhe i kërkuar nga dy shtetet përkatëse.
Ky arrestim vjen vetëm pak ditë pasi ky njësit arriti të kapte në Prishtinë edhe të shumëkërkuarin nga Shqipëria, Arben Lamçja, duke dëshmuar se mbetet një nga njësitet më profesionale në Kosovë.