spot_img

Arrestohet personi i dytë si i dyshuar për ikjen e Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës

spot_img

Edhe një person tjetër është arrestuar sot si i dyshuar për ikjen e Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës.

Lajmin e ka konfimruar Valon Preteni, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Preteni ka shtuar se prokurori i rastit i ka thënë se arrestimi është bërë sot pasdite.

Poashtu, edhe dje është arrestuar një person për të njëjtin rast pasi dyshohet se i ka ndihmuar Faton Hajrizit pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës dy javë më parë, ndërsa pardje raportohet se u vra nga policia serbe në afërsi të Lloznicës.

Hajrizi në mesnatën e të mërkurës dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, teksa ishte në kërkim nga ana e policisë së Serbisë deri pardje, ku dyshohet se u vra jo larg Lloznicës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img