spot_img

Art Zymberi, nxënës i SH.F.M.U “Mihal Grameno” e Fushë Kosovës- Fitues i Konkursit Ndërkombëtar “Arti i Fëmijëve Lidice”

spot_img

Më 9 nëntor, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, u dorëzoi Diplomat e Nderit të Memorialit Lidice, nxënësve për krijimet e tyre në Konkursin Ndërkombëtar Arti i Fëmijëve Lidice.

Për shkak të gjendjes pandemike në Kosovë, sivjet, u krijuan mundësitë e dorëzimit të diplomave për Konkursin Ndërkombëtar Arti i Fëmijëve Lidice 2020. Pesëmbëdhjetë vjeçarja Vesa Agaj, e shkollës fillore “Skënderbeu” të Hogoshtit dhe katërmbëdhjetë vjeçari Art Zymberi, nga shkolla fillore “Mihal Grameno” e Fushë Kosovës pranuan çmimet e tyre dhe diplomat “Përmendje nderi”. Pavel Bílek, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë të dy fëmijëve ua dorëzoi “Përmendje e nderit”. Në fjalimin e tij udhëheqësi i Ambasadës theksoi kontekstin historik të konkursit për artin e fëmijëve në kujtesë të fëmijëve të vrarë nga nazistet, në Lidice. Ai, gjithashtu vlerësoi interesimin e nxënësve kosovarë për ekspozitën, talentin e tyre dhe mbështetjen e gjithë manifestimit, të ofruar nga drejtorët dhe mësuesit. Në ceremoni morën pjesë edhe prindërit e fëmijëve dhe drejtorët e shkollave “Skënderbeu” dhe “Mihal Grameno”. Drejtorët e shkollave falënderuan Ambasadën e Republikës së Çekisë në Prishtinë për prezantimin e Konkursit Ndërkombëtar Arti i Fëmijëve Lidice, i cili është bërë një ngjarje tradicionale dhe e rëndësishme për shkollat e Kosovës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img