Bukuroshja Arta Nitaj nuk ndalet, vjen me poza të nxehta.
Arta as kësaj radhe nuk dështon t’i provokojë ndjekësit e saj, në fotografinë e saj të fundit shihet duke veshur një palë bikini ngjyrë jeshile, shkruan lajmi.net.
Arta pa dyshim që dukej tërheqëse edhe në foton e saj të fundit, në të cilën vuri në fokus fizikun e formësuar.
Kësaj radhe, ajo u fotografua në saunë dhe shfaqi linjat trupore, teksa nuk munguan komentet e ndjekësve.
Kujtojmë se Arta Nitaj u bë e njohur për rolin e saj që kishte në serialin “O sa mirë”, ndërsa tani nuk është aktive me ndonjë projekt të ri.