Bukuroshja e njohur, Arta Nitaj, shpesh rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj përmes fotografive provokuese që publikon në rrjetet sociale.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe përmes fotografive, të ndara së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo ka marrë disa poza mjaft provokuese në një solarium, e veshur me një kostum të shkurtër të “nënadimëreshës”.
Këto imazhe të saj janë realizuar me qëllim promovimin e një prej kompanive që ofron shërbimet e solariumit në kryeqytet.
Nitaj duket mjaft tërheqëse, teksa nuk heziton të vërë në pah linjat e saj të lakmueshme trupore, të cilat janë rezultat i angazhimit të saj të vazhdueshëm në palestër.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën trupore.
Arta përndryshe shumë shpejt pritet të nisë një emision të ri në RTV Dukagjini. /Telegrafi/