Jasir Asani është padyshim surpriza më e bukur e kësaj Shqipërie, teksa vijon të shënojë gola spektakolarë dhe po aq spektakolar ishte edhe në deklaratat humoristike për emisionin Kuqezi në SuperSport…
Sa herë që shënon nga këta gola, ne themi se ishte me fat, por ti vazhdon e na befason…
Shpresoj ta thonë sërish radhën tjetër.
Cili është çelësi i suksesit të kësaj Shqipërie?
Unë mendoj se që ditën e parë kemi ardhur për një qëllim. Kemi lojtarë shumë të mirë, që po bëjmë shumë mirë,. Kemi një staf mjaft profesionist dhe një meritë ka edhe presidenti, që ka bërë një punë shumë të madhe. Kemi ardhur këtu me qëllimin për të shkuar në Europian dhe me këtë grup, jo vetëm Çekia, por nuk na mundin as kombëtare më të forta.
A ke rënë në sy të ndonjë skuadre në Europë me gjithë këto gola të bukur?
Po kush më merr mua mo… (Qesh). Kam edhe 4 ndeshje në Korenë e Jugut dhe menaxheri po punon, ndaj besoj se do të bëhet diçka. Presim surpriza në fund.
Urojmë të shënosh gola të tjerë, por vetëm nga jashtë zone…
Unë mendoj vetëm të futet topi në rrjetë dhe të fitojmë. Nuk ka rëndësi nga ku gjuaj.