Për shkak të pandemisë Covid-19, këngëtarët këtë vit nuk kanë qenë të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore ashtu siç janë mësuar viteve të kaluara.
Por, këtë verë ata më shumë e kanë shfrytëzuar për të shijuar bregdetin dhe të kalojnë kohë më shumë me familjen e tyre, shkruan Indeksonline.
Edhe këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi këto ditë të nxehta po qëndron në Ulqin.
Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline shihet këngëtarja e veshur vetëm në bikini ashtu siç nuk e kemi parë kurrë më herët, pasi Edona njihet si një artiste që nuk e ekzagjeron me veshjen.
Duke qenë nënë e dy fëmijëve, Edona dukej në formë të mirë dhe vazhdon të ruaj linjat e bukura të trupit./Indeksonline/