spot_img

Astana e shqetësuar para udhëtimit në Kosovë

spot_img

Kundërshtari i Ballkanit në fazën grupore të Ligës së Konferencës, Astana e Kazakistanit, ka shprehur një shqetësim para udhëtimit për në Kosovë.

Kështu ka shkruar skuadra nga Kazakistani të enjten, një javë para duelit kundër kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Ballkani më 26 tetor do të jetë nikoqir i Astanas në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit C të Ligës së Konferencës.

Astana të enjten ka treguar se skuadra po vazhdon përgatitjet për këtë ballafaqim, por është shqetësuar për udhëtimin që do ta ketë për duelin që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:45.

Ata kanë treguar se udhëtimi do të jetë i rregullt, me ndalesë në Stamboll të Turqisë, e më pas do të nisen drejt Prishtinës.

“Republika e Kosovës, që përfaqësohet në skenën ndërkombëtare nga skuadra e Ballkanit, nuk njihet zyrtarisht nga të gjitha shtetet në botë. Situata aktuale ka prekur edhe fluturimin direkt, dhe duhet të bëhet ndalesë në shtetin e tretë. Për më tepër, edhe klubi i Ballkanit do t’i ketë të njëjtat vështirësi dhe do të ketë udhëtim thuajse të ngjashëm për në Astana, me fluturim të rregullt”, ka thënë të enjten për faqen zyrtare Sayan Khamitzhanov, drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Astanas.

Astana është një prej skuadrave më të trofeshme në elitën e futbollit të Kazakistanit. Është shtatë herë kampion i Premier Leagues së Kazakistanit, tri herë fitues i Kupës dhe gjashtë herë fitues i Superkupës së Kazakistanit. Por shteti nga i cili vjen klubi i Astanas, nuk e njeh Kosovën si shtet. Dhe, për këtë arsye do të ketë edhe vështirësi në udhëtime.

Astana titullin e parë e ka fituar në vitin 2014, ndërsa më 26 gusht të vitit 2015 u bë skuadra e parë nga Kazakistani që arriti në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Prej asaj kohe paraqitet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës apo Ligën e Konferencës.

Në fazën grupore të Ligës së Konferencës, për herë të dytë rresht po luan Ballkani i Suharekës.

Ballkani ka shfaqur futboll cilësor në dy edicionet e fundit të Superligës së Kosovës në futboll, duke e fituar dy herë rresht titullin e kampionit. Dhe për të dytën herë rresht po paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që është niveli i tretë i futbollit evropian për klube.

Ballkani në edicionin e kaluar pati një fitore, një barazim e katër disfata në grup me Sivassporin, Clujin dhe Slavian e Pragës.

Përvoja e fituar në edicionin e kaluar të Ligës së Konferencës, ka bërë rritje edhe më të madhe të Ballkanit që në xhiron e dytë të Grupit C, shkroi historinë duke fituar në “Fadil Vokrri” ndaj Dinamos së Zagrebit, 2:0.

Ndeshjen e parë e ka humbur me rezultatin 1:0 në “Doosan Arena”, te skuadra çeke, Viktoria Plzen.

Viktoria Plzeni është i pari në Grupin C me gjashtë pikë nga dy ndeshje.

Ballkani dhe skuadra e madhe kroate, Dinamo e Zagrebit, kanë nga tri pikë, ndërkaq Astana është e fundit pa pikë.

Ballkani do të luajë menjëherë ndeshjen tjetër të fazës grupore kundër Astanas, por në udhëtim.

Ai ballafaqim zhvillohet më 9 nëntor.

Dy ndeshjet e fundit të fazës grupore, Ballkani i zhvillon kundër Viktoria Plzenit më 30 nëntor në “Fadil Vokrri”, dhe në udhëtim te Dinamo e Zagrebit më 14 dhjetor.

NGJARJE TË TJERA

spot_img