Ish-zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, thotë se Lëvizja Vetëvendosje është formuar nga Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Blic.
Në Debat Plus, Haraqija, ka hedhur kritika ndaj subjektit që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Ai foli edhe për reagimin e tij ndaj aktakuzës ndaj presidentit Thaçi
“Reagova, sepse u ndjeva keq kur ndodhi aktakuza”, tha Haraqija në Debat Plus.
“Mund të bëjmë luftë për ide politike, por si shqiptar kam reaguar sepse jam ndjerë keq”.
Haraqija gjithashtu ka thënë se është e kotë të thuhet se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por vetëm një person.
“Hashim Thaçi identifikohet si kryetar i Kosovës sot. Kryetari i Kosovës po shkon në burg kanë me thanë”.