spot_img

Ata që janë mbi 1.80 cm të gjatë rrezikohen më shumë nga Covidi

spot_img

Një studim i ri ka treguar se njerëzit që janë mbi 1.80 cm të gjatë kanë dyfishin e mundësisë që të preken nga Covid-19.

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve, përfshirë ekspertë nga Universiteti i Mançesterit dhe Universiteti Open, anketoi 2,000 njerëz në Britani dhe SHBA për të parë nëse atributet personale, puna dhe praktikat e jetesës mund të ndikojnë në transmetimin e virusit.

Studiuesit zbuluan se njerëz që janë më të gjatë rrezikohen më shumë, për të cilin shkencëtarët thonë se koronavirusi po transmetohet përmes ajrit, sepse nëse infektimi do të ndodhte vetëm përmes spërklave, atëherë gjatësia nuk do të kishte ndonjë lidhje.

Aerosolët mund të grumbullohen në zona me ajër të dobët dhe barten nga rrymat e ajrit. Ndërsa spërklat janë më të mëdha se aerosolet dhe mendohet se udhëtojnë në distanca relativisht të shkurtër dhe bien shpejt në tokë.

Profesori Evan Kontopantelis, nga Universiteti i Mançesterit, tha: “Rezultatet e këtij studimi përsa i përket lidhjes mes gjatësisë dhe diagnozës sugjerojnë që transmetimi përmes spërklave nuk është i vetmi mundësi infektimi, ndaj duhet të përfshihet edhe përmes aerosolëve. Kjo është sugjeruar nga studime të tjera, por metoda jonë e konfirmimit është e re. Megjithëse distancimi fizik është akoma i rëndësishëm, ai sugjeron që veshja e maskave mund të jetë po aq efektive në parandalimin e përhapjes. Por gjithashtu, pastrimi i ajrit në hapësirat e brendshme është një cështje që po studiohet më tej.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se përdorimi i një ambienti të përbashkëte kuzhine apo fjetjeje, mund të rrisë mundësinë e infektimit nga virusi (me 3.5 herë në SHBA).

Megjithëse studimi nuk është përfundimtar dhe duhet të rishikohet nga kolegët.

NGJARJE TË TJERA

spot_img