Atdhe Grajçevci ka nënshkruar kontratë të re klubin kosovar, Phoenix nga Banja e Pejës.
Klubi në fjalë ka njoftuar këtë të enjte për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin kosovar
24-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës kosovare në përgatitje për sezonin e ri.
“Mesfushori Atdhe Graiqevci është përforcimi i radhes i klubit për sezonin pranveror. Graiqevci ishte pjesë e shumë klubeve elitare në Kosovë dhe se fundmi Lojtar i LJUNGSKILE SK në Suedi. Klubi i uronë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë sezonë. Bashkë drejtë objektivave! N’a priftë e mbara!”, shkruan Phoenix, përcjell lajmi.net.
Ljungskiles bën gara në kategorinë e parë të futbollit në Kosovë.
Atdhe Grajçevci ka qenë pjesë e klubeve të ndryshme në Kosovë; KEK-ut, Prishtinës, Vëllaznimit, Drenicës e Llapit.