spot_img

Atdhe Nuhiu emërohet ndihmëstrajner te Kombëtarja A

spot_img

Në vazhdën e angazhimit të ish-futbollistëve të Kosovës në role të ndryshme në Federatën e Futbollit të Kosovës, ish-sulmuesi Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A.

Ky vendim i kreut të FFK-së, Agim Ademi vjen si pjesë e strategjisë së federatës për të përfshirë ish-lojtarët e Kosovës në strukturat e ekipeve kombëtare dhe për ta përcjellë përvojën e tyre te gjeneratat e reja.

Nuhiu që ka një karrierë të suksesshme si lojtar aktiv, tashmë ka fituar përvojë edhe si trajner dhe emërimi i tij në stafin e selektorit Franco Foda do të jetë i rëndësishëm për të gjitha palët.

Gjatë javës së kaluar, në pozitat e ndihmëstrajnerëve të Kombëtares U21 dhe U19 u emëruan Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj, derisa Samir Ujkani prej më shumë se një viti ushtron pozitën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares A.

Nuhiu 35-vjeçar ka luajtur për Kosovën prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ku në 19 paraqitje ka shënuar 13 gola.

NGJARJE TË TJERA

spot_img