spot_img

ATK-ja ka një njoftim të rëndësishëm për ata që s’i kanë pranuar mjetet nga Qeveria

spot_img

ATK-ja ka një njoftim të rëndësishëm për ata që s’i kanë pranuar mjetet nga Qeveria Administrata Tatimore e Kosovës i ka njoftuar tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, se do t’i pranojnë pagesat gjatë ditëve në vijim. Por, ATK-ja ka edhe një kërkesë për ta.

Sipas këtij institucioni, disa prej tyre tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë.

ATK-ja ka kërkuar nga ta që ta bëjnë sa më shpejt përditësimin e llogarisë bankare, në mënyrë që Thesari ta bëjë pagesën në llogarinë e tyre.

“…kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Të nderuar tatimpagues,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim. Mirëpo, ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë. Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë.

Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria.

Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, Thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

NGJARJE TË TJERA

spot_img