ATV ka qenë televizioni më i ndjekur gjatë periudhës 6 mujore të këtij viti.
Sipas të dhënave të nxjerra nga ofruesi i shërbimeve nga “Meta” – “Crowdtangle”, e liston ATV në krye të listës së televizioneve me shikueshmërinë më të madhe në rrjetet sociale, shkruan Albanian News.
ATV ka siguruar 344.74 milionë klikime në Facebook, çka e bën këtë televizion bindshëm më të shikuarin në Kosovë dhë në të gjitha vendet ku folet gjuha shqipe.
Pas ATV, nga televizionet më të ndjekura online janë, Klan Kosova, RTV Dukagjini dhe RTK, megjithatë distanca mes të parit ATV dhe tjerave televizione është shumë e madhe.
Përndryshe ATV ka rreth 1 vit e gjysmë që ka filluar me transmetimin.