Vazhdon të rëndohet lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në zemër të konfliktit është rajoni i Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë. Dita-ditës po shtohen tensionet midis palëve. Viktimat dhe të plagosurit janë të shumtë Ganja është goditur nga bombardime të rënda. Forcat e vendit shkëmbyen artileri të rëndë dhe raketa me Armeninë mbi territorin e diskutueshëm.
Së fundmi luftimet për Nagorno-Karabakun janë shtuar midis forcave të dy kombeve, me kryeqytetin e rajonit të shkëputur dhe Ganja të Azerbjxhanit. Ministria e mbrojtjes së Azerbajxhanit shprehu se forcat armene kishin garantuar Ganja-n qytetin e dytë më të madh në Azerbajxhan, me më shumë se 330,000 banorë. Ndërsa qyteti kryesor i Nagorno-Karabakut ka qenë në bombardime që nga e Premtja, dhe u godit përsëri të Dielën.
Si pasojë e shpërthimeve të rregullta mendohet të kenë vdekur mbi 220 njerëz. Azerbajxhani dhe Armenia qendrojnë inferiorë ndaj thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shënjestër të zonave civile. Rikthehet në tryezë mosmarrveshja disa dekada e vjetër mbi rajonin etnik-armen. Nga të dyja palët pretendojnë fitore në front por po shkaktojnë humbje të mëdha.
Results of Armenia's massive missile attacks against dense residential areas in Ganja city. Azerbaijan retains its right to take adequate measures against legitimate military targets to defend civilians and enforce Armenia to peace. 4 new missile just hit Ganja. pic.twitter.com/GInYCJyJc6
— Hikmet Hajiyev (@HikmetHajiyev) October 4, 2020