Një vajzë ka vdekur ndërsa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda, pasi u goditën nga një veturë në fshatin Runik.
Ishte duke u kthyer nga shkolla.
E për t’u siguruar se do të kthehej shëndosh e mire në shtëpi, kishte shkuar për ta marrë nëna e saj.
Por, deri sapo ktheheshin në shtëpi ato u goditën nga një veturë, që po qarkullonte me shpejtësi të madhe.
Pjesët e veturës që i mori jetën 5 vjecarës kishin mbetur edhe një ditë me pas.
E.S kishte mbetur e vdekur në vend, kurse e ëma morri lëndime të rënda trupore.
Të dyja ishin dërguar menjëherë në QKMF të Skenderajt.
Por, mjekët thanë që ishte e pamundur që 5 vjecarja të mbahej në jetë.
Behar Musliu shtoi se nëna e saj afro 43 vjecare është jashtë rrezikut për jetë.
Kurse i trishtuar nga ajo që ndodhi është babai i vajzës Izet Sejdiu.
Ai këtë të martë po qëndronte në Qendrën Mjeksore në Skenderaj për t’u kujdesur për bashkëshorten e tij.
Salihu thotë se vetura që goditi vajzën e tij ishte duke bërë gara me një veturë tjetër.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Avni Zahiti nga rajoni i Mitrovicës tha që aksidenti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 14:20
Zahiti shtoi se dy ngasësit e veturave janë arrestuar.
Ndërkohë, banorët e Fshtit Runik thonë që në këtë rrugë ndodhin shpesh aksidente.
E shkak për këtë është shpejtësia e madhe me të cilën qarkullojnë veturat këndej pari.
5 vjecarja E.S është varrosur gjatë ditës në varrezat e fshatit Runikë.