Viti 2020, do të mbetet një vit i shënuar për mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti. Kjo për shkak se ai u bë baba për herë të parë.
Partnerja e tij serbe, Alisa Menkoviç, solli në jetë djalin e parë, duke sjellë kështu një gëzim të madh në familjen e Gjimshitit.
Ndonëse njëri nga partnerët është shqiptar dhe tjetra serbe, Gjimshiti dhe Alisa vendosën që emrin djalin t’ia vendosin… anglez.
Fëmijën që erdhi në jetë në shtator, ata vendosën ta quajnë Lion. Një emër që përdoret më shumë në Angli ky, teksa tashmë çifti po kalon periudhë të bukur me një pjesëtar tjetër në familje.