spot_img

Bahri Cani: Nuk po mund të kuptoj – si politikanët dhe analistat mund të mbështetin shkeljen e rregullave nga futbollistët?!

spot_img

Shkruan Bahri Cani

Nuk po mund të kuptoj – si politikanët dhe analistat mund të mbështetin shkeljen e rregullave?!

Ndoshta jam gjermanizuar tepër unë, por disa gjëra thjesht nuk po mund t’i kuptoj: Gabimin e tre lojtarëve, Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija, daljen e tyre nëpër klube nate deri vonë, pra shkeljen e rregullave, po përpiqen të shpjegojnë me gjendjen e keqe në Federatë, me rininë e tyre… Unë nuk them që gjendja në Federatë është e mirë, por nëse gjendja në Federatë qenka e keqe, tash të gjithë duhet të dalin dhe të bëjnë çfarë të donë? E ajo që më bëri të reagoj, është një mbështetje e Edon Zhegrovës nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, por edhe disa analistë të njohur me influencë, që dalin dhe mbrojnë njerëz që kanë shkelur rregullat. – sipas motos, janë yje ata dhe duhet të falen. Në asnjë mënyrë nuk jam për linçime të askujt, e më së paku tre djemve të ri. Por për t’i falur, ata së pari duhet të kërkojnë falje dhe të pranojnë fajin. Është në të mirën e tyre që të pranojnë gabimin, të kërkojnë falje, të falen apo të denohen me para dhe të ecim përpara.
Por ata po thonë se nuk janë fajtor, e fotografitë nga klubet dëshmojnë të kundërtën… A do të thotë kjo zoti Abdixhiku dhe ju mbrojtësit e tjerë të shkelësve të rregullave se ata duhet të falen vetëm se janë yje? Apo pasi që qenka gjendja e keqe në Federatë, secili mund të bëjë çfarë të dojë? Si është puna me ata të tjerët që nuk qenkan yje? A do të thotë kjo se yjet, ministrat, kryeministrat dhe njerëzit në poste janë mbi ligjet apo si? A do të thotë kjo që Ju nëse vini në pushtet nesër i falni shkelësit e rregullave dhe ligjeve, sepse i njihi personalisht, sepse janë djem të mirë e të edukuar, apo thjesht se janë yje?
Ligji është ligj, rregullat janë rregulla – për të gjithë, për Edonin, për Aron, për Ju, për mua, për të gjithë. Po e përsëris, jam kundër linçimit, por nuk e shoh asnjë fjalë pendese të këtyre “yjeve” për gabimin. Është njerëzore të gabosh, mund të gabojë secili, por është njerëzore edhe të kërkosh falje, e është madhështore të falësh. Por ky “ylli botëror” siç po e quani, nuk kërkoi falje, nuk pranoi fajin dhe nuk pendohet. Thotë se po trajtohet pa të drejtë, se është fake news, ndërsa dalin fotografitë nëpër diskoteka e klube, pas një humbje të turpshme kundër Rumanisë. Si do të sileshin klubet e këtyre çunave në Francë, Angli apo Gjermani, por të dilnin natën deri vonë? Edoni dhe të gjithë Edonat e tjerë e kanë mbështetjen tonë të plotë, por duam që edhe ata të tregojnë angazhim të plotë.
Çka mendoni, si do të reagonin njerëzit, po të dilja unë i pirë apo i trullosur para kamerave?! Apo po të dilni ju zoti Abdixhiku në Parlament apo para studentëve i pirë dhe i trullosur, apo po të shkonte një punëtor në ndërtimtari i trullosur e i pagjumur… Natyrisht që Edoni dhe të gjithë të tjerët kanë të drejtë të gabojnë ndonjëherë, kanë të drejtë edhe të kërkojnë falje ndërsa ne të gjtihë duhet t’i falim. Tekefundit, të gjithë ne kemi shkelur ndonjëherë ndonjë rregull dhe kemi gabuar. Por paraprakisht ata duhet të pranjojnë gabimin dhe të kërkojnë falje dhe jo të justifikohen me gënjeshtra.
Sonte në mbështetje të plotë të Kosovës kundër Qipros – të gjithë, me do Edona e Aro të tjerë, të gatshëm që të vrapojnë e angazhohen. Edhe nëse humbin, punë e madhe, neve tifozëve na kanë gjithmonë mbrapa. Ne de duam vendin tonë jo për shkak të ndonjë Edoni, por për shkak se e duam dhe e mbështesin në të mirë e në të keq. E vetmja që kërkojmë nga lojtarët është të dalin esëll në fushë, të gatshëm të vrapojnë dhe angazhohen, aq sa munden…
Ndërsa për Federatën, patjetër që mund të flasim dhe duhet të flasim, sepse nuk janë fajtorë vetëm lojtarët. Por kjo nuk i justifikon shkelësit e rregullave.

NGJARJE TË TJERA

spot_img