spot_img

Bahtiri: Sistemi ynë shëndetësor u vonua në transplatimin e veshkës për Nazlijen

spot_img

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Sherifi, të cilët humbën vajzën e tyre 19 vjeçare.

Bahtiri përmes një reagimi në rrjetin social Facebook tha se ai u mundua që të kontribuonte sado pak në shërimin e saj, por që sipas tij sistemi shëndetësorë u vonua në transplantimin e veshkës.

Nazlie Sherifi ndërroi jetë sot, ndërsa pas kësaj ka reaguar edhe i riu nga Deçani i cili publikisht u deklarua pro-dhurimit të veshkës për shpëtimin e jetës së saj.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Nazlije Sherifi, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Unë dhe familja ime ndihemi jashtëzakonisht të mërzitur me rastin e humbjes së jetës të vajzës së re nga Mitrovica, për shërimin e së cilës u munduam të kontribuonim sado pak. Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën. Në emër tim si kryetar komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shprehu ngushllimet më të sinqerta familjes Sherifi. Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen./Lajmi.net/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img