Futbollisti i Shqipërisë, Nedim Bajrami ka hyrë në historinë e Kampionatit Evropian.
Ai la shënj në ndeshjen ndaj Italisë, ku shënoi në sekondën e 23-të, si goli më i shpejtë në histori në EURO, shkruan IndeksOnline.
Ai theu rekordin e futbollistit rus, Dimitri Kirichenko, i cili shënoi në minutën 1.07.
Në vendin e tretë renditet suedezi, Emil Forsberg me 1.22 sekonda.
Në top pesëshe ka vend edhe për Yussuf Poulsen nga Danimarka dhe Robert Lewandowskin nga Polonia./IndeksOnline/
