spot_img

Ballack tregon ekipin i cili mund të mposhtë Liverpoolin në Ligën e Kampionëve

spot_img

Ish-mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, ka parashikuar një klub për të rivalizuar Liverpoolin për titullin e Ligës së Kampionëve të këtij viti.

Fitorja 2-1 e Liverpoolit kundër Lilles në Anfield të martën i rezervoi skuadrës së Arne Slot vendin në raundin tjetër të kompeticionit, ndërsa ata janë në krye të tabelës së ligës.

Reds kanë fituar çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon, dhe do të përfundojnë me një rekord 100 për qind nëse mundin PSV në Holandë javën e ardhshme.

Ish-ylli i Gjermanisë, Ballack beson se skuadra nga Anfield ka një mundësi të madhe për të rrëmbyer trofeun për herë të 7-të.

“Duke gjykuar nga paraqitjet e tyre deri më tani, Real Madridi nuk është favoriti im kryesor”, deklaroi ish-mesfushori i Bayern Munich, Chelsea dhe Gjermanisë për Sport Bild.

“Ky do të ishte Liverpooli, i cili aktualisht po dominon Ligën e Kampionëve. Isha i befasuar pozitivisht nga mënyra sesi Arne Slot e menaxhoi tranzicionin pasi epoka e Jurgen Klopp mori fund”.

“Është gjithmonë dy herë më e vështirë kur ndjek të mëdhenj si Klopp apo dikë si Jose Mourinho në ish-klubin tim Chelsea, i cili arriti diçka unike”, shtoi ai.

Megjithatë, 48-vjeçari beson se një klub është ‘favoriti i fshehtë’ dhe mund të tronditë botën dhe të mund Liverpoolin për të fituar kompeticionin.

“Unë e shoh Atalantën si favoritin sekret. Ata kanë një plan të qartë në sulm dhe mbrojtje dhe dominuan Bayer Leverkusen në finalen e Ligës së Evropës të vitit të kaluar”, shpjegoi Ballack.

Atalanta aktualisht është e katërta në fazen e Ligës së Kampionëve, me vetëm një humbje ndaj Real Madridit në rekordin e tyre deri më sot. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img