Kampioni aktual i ‘Albi Mall Superligës’ së Kosovës në futboll Ballkani ka mposhtur Dritën në derbin e javës së 12, me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova në minutën e 37, në fakt ishte një supergol nga gjuajtja e lirë.
Pas kësaj fitore Ballkani tashmë është distancuar nga Drita 7 pikë.
Në tabelë Ballkani, renditet i pari me 29 pikë, kurse Drita renditet e dyta me 22 pikë. Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë këtë edicion për klubin nga Gjilani, kurse Ballkani i ka të gjitha fitore dhe vetëm dy barazime./Albanian News