Klubet kosovare Ballkani, Drita e Dukagjini do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në garat ndërkombëtare që luhen në kuadër të rrethit të dytë në Konference League, shkruan GazetaSport.info.
Ballkani është favorit i madh për të ecur tutje përballë Larnas, pasi ndeshja e parë e lujatur në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat 3:0 në favor të kampionëve të Kosovës. Kjo ndeshje kuhet në Belfast nga ora 20:30.
Drita e cila mori rezultat pozitiv 0:0 në Plzen ndaj gjigantit çek, Viktoria Plzen, pret një tjetër paraqitje të mirë sonte dhe në këtë menyrë të kualifikohet tutje në Conference Leagu. Kjo ndeshje luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Sfida e tretë është ajo ndërmjet Rjekas dhe Dukagjinit e cila luhet në Kroaci nga ora 20:15. Takimi i parë i luajtur në Prishtinë përfundoi me fitoren e kroatëve me rezultat 0:1.