Ballkani ka arritur fitore minimale ndaj Vëllaznimit në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Suharekasve i ka mjaftuar një gol për të kaluar në çerekfinale pasi pas 90 minutave rezultati ishte i ngushtë 1-0.
Ishte minuta e 41-të kur u shënua goli i parë në ndeshje, ku për vendasit realizoi mesfushori Vesel Limaj.
Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Edhe në pjesën e dytë kampioni në fuqi i Kosovës dominoi, duke menaxhuar rezultatin.
Gola më nuk pati dhe të besuarit e Ilir Dajës morën fitore minimale 1-0.
Kësisoj Ballkani kalon pa shumë telashe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Dinamos së Ferizajit për të siguruar kështu çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Pjesa e parë ishte e barabartë me të dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të rrezikuar.
Të dy ekipet kishin rastet e tyre për gol, mirëpo nuk u treguan të saktë përballë portës dhe rezultati mbeti i paprekur.
Në pjesën e dytë Dukagjini rriti intensitetin e lojës dhe kësisoji arriti që ta gjejë golin e fitores dhe atë të kualifikimit.
Për t’i dhënë avantazhin klinasve u përkujdes Altin Mërlaku i cili në minutën e 67-të arriti që të shënojë për 1-0.
Deri në përfundim të takimit nuk pati më ndryshim rezultati dhe kështu Dukagjini me meritë u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Drita ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës pasi me shumë lehtësi ka i mposhtur skuadrën nga Liga e Parë, KF Rilindja me rezultat 3-0.
Pas një dominimi që nga fillimi i ndeshjes, Drita kaloi në epërsi pas 12 minutave lojë. Një harkim shumë i bukur nga Raddy Ovouka bëri që Besnik Krasniqi të realizoj me kokë për 1-0.
Gjilanasit ngritën epërsinë pas tetë minutave, kur në të 18-të Blend Baftiu realizoi me kokë kësaj radhe pas asistimit nga Besnik Krasniqi për 2-0.
Përkundër se Drita kishte edhe disa raste të tjera, 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë e tyre komode 2-0.
Drita vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 54-të ngriti epërsinë në 3-0, kësaj radhe falë sulmuesit Blerim Krasniqi.
Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati përkundër se Drita krijoi disa raste të arta shënimi, por portieri mysafirë bëri pritje shumë të mira.
Kësisoj gjilanasit kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës pa shumë probleme.