Ballkani ka fituar derbin e parë të qytetit në Superligë, ku ka mposhtur Suharekën me rezultat minimal 1-0.
Vetëm pas katër minutave lojë ndeshja u zhbllokua, ku Bleart Tolaj shënoi për 1-0.
Tolaj u shërbye mirë nga braziliani Giovanni dhe nuk e kishte të vështirë nga afërsia ta dërgonte topin në rrjetë.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga dy skuadrat, me shumë raste të mira të krijuara.
Megjithatë deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë në derbi ndaj rivalit lokal.
Me këtë fitore Ballkani ngritët në pozitën e parë në tabelë me 17 pikë, sa ka edhe Malisheva.
Ndërkohë Suhareka mbetet në pozitën e gjashtë me 13 sosh.
Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon në udhëtim te Dukagjini i Klinës, derisa Suhareka para adhuruesve të vet pret Prishtinën.
Në takimin tjetër të ditës, Dukagjini i ka dhënë fund rezultateve negative, duke u kthyer te fitoret në Albi Mall Superligë.
Klinasit para adhuruesve të vet kanë mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një pjesë e parë me disa raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, megjithatë për vendasit më të mirin e kishte kapiteni Basri që goditi shtyllën.
45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultat të pastër 0-0.
Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën vendase që shpejt gjetën golin e epërsisë.
Sulmuesi i talentuar Hekuran Berisha realizoi gol në minutën e 58-të duke sjell gëzim të madh në shkallët e stadiumit ’18 qershori’.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe Dukagjini arkëtoi tre pikë nga kjo përballje.
Dukagjini tani ka nëntë pikë në pozitën e nëntë, derisa Llapi mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë.
Ndeshjen e radhës Dukagjini do ta zhvilloj sërish në shtëpi ku pret Ballkanin, derisa Llapi do të përballet me Gjilanin në udhëtim.