Ballkani e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi triumfoi 2-0 në shtëpi përballë Dukagjinit.
Pas vetëm dy minutash lojë, skuadra nga Suhareka rrezikoi portën e mysafirëve.
Por, dy minuta më vonë edhe skuadra nga Klina rrezikoi me anë të Albion Pllanës, por që Enea Koliçi ishte në vend.
Ismajlgeci testoi portierin Muhaxhiri të Dukagjinit, mirëpo ishte i sigurt.
Edhe Altin Mërlaku (9’) lëshoi një goditje të fuqishme, ndërsa Koliçi ishte sërish në vend.
Almir Kryeziu harkoi brenda zonës, gjersa Bajram Jashanica gjuajti me kokë, por që ishte mbi portë.
Dukagjini sërish rrezikoi, ndërsa tani ishte Millaku, që e detyroi Koliçin të djersitej paksa, por mbeti i pamposhtur pas gjysmëore loje.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Kryeziu asistoi te Queven Inacio, që kaloi Ballkanin në epërsi për 1-0 në minutën e 43-të.
Pjesa e dytë ishte e mbushur edhe me më shumë dramë, ndërsa Inacio ishte shumë i disponuar për lojë.
Anëtari i Ballkani realizoi edhe golin e dytë personal, kur realizoi për 2-0 në minutën e 63-të.
Ismet Munishi nuk ishte i kënaqur me referimin, ndërsa protestoi ashpër, por që u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 72-të.
Ballkani e ruajti epërsinë e pastër, për ta nisur edicionin me fitore, ndërsa Dukagjini do të jetë në ndeshjen e radhës pa trajnerin Munishi në bankinë.