Në kuadër të xhiros së 10, kampioni aktual i ‘Albi Mall Superligës’ Ballkani nuk ka lejuar befasi.
Në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, të drejtuarit e trajnerit Ilir Daja kanë fituar me rezultat 4:1 përballë Lirisë së Prizrenit.
Megjithatë, befasia ndodhi në minutën e 16, kur Liria kaloi në epërsi me golin e mbrojtësit Melos Zenunaj. Me këtë rezultat përfunduan edhe 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë Ballkani ishte skuadër komplet tjetër dhe kështu e përmbysë epërsinë e skuadrës mysafire.
Në minutën e 46, Albin Berisha realizoi nga pika e penalltisë për 1:1, vetëm 4 minuta më vonë reprezentuesi i Kosovës, Lumbardh Dellova realizoi për 2:1, me pas në skenë doli Almir Kryeziu i cili shënoi dy gola.
Ish lojtari i Dritës realizoi në minutat 55 dhe 79.
Pas kësaj fitore Ballkani ka grumbulluar 23 pikë dhe kështu e ka përforcuar pozitën e parë në ‘Albi Mall Superligë’.
Kujtojmë që te Enjten Kampioni i Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e pret Astanën, ndeshje kjo e vlefshme për rrethin e dytë në Konferencë Ligë./Albanian News