spot_img

Ballkani futet në krizë të rezultateve për fitore, barazon në udhëtim ndaj Gjilanit

spot_img

Ballkani ka luajtur baras 0-0 në udhëtim ndaj Gjilanit, xhiro e vlefshme për javën e 13-të të elitës së futbollit kosovar.

Komisioni i Garave kishte vendosur më herët për shtyerjen e kësaj ndeshjeje, për shkak të angazhimeve të Ballkanit në garat ndërkombëtare.

Pjesa e parë ishte mjaft e zbehtë dhe nuk prodhoi ndonjë rast të mirë për gol, me ndeshjen që zhvillohej kryesisht me duele në mesfushë.

Rasti i vetëm diçka më serioz në 45 minutëshin e parë i takoi Ballkanit. Ishte Vesel Limaj i cili me një vollej goditje në minutën e 13-të testoi Betim Halimin e vendasve që reagoi mirë.

Në pjesën e dytë pati diçka më shumë sa i përket rasteve të shënimit, por të dy portat në fund mbetën të paprekura.

Melos Bajrami (64’) pati një mundësi të mirë brenda zonës por goditja e tij shkoi në rrjetën e jashtme të portës së Koliçit.

Ballkani në anën tjetër pati një mundësi me Mamadou Danfa (87’) por i njëjti nuk arriti që ta shtyej topin drejt rrjetës pasi u shërbye mjaft mirë në zonë

Ballkani tashmë ka katër ndeshje pa fitore në elitë dhe vazhdon si lider me 40 pikë të grumbulluara, por që tani distanca me Dritën është shkrirë në vetëm gjashtë pikë.

Gjilani në anën tjetër mori një pikë të vlefshme, në garën për të siguruar mbijetesën.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img