“Ata janë tre vite me radhë kampion. Ata i kanë edhe mundësitë buxhetore, kanë avantazh në atë aspekt, kanë ndërtuar ekip, kanë traditë, por si zakonisht, nëse ne mendojmë se ata janë shumë përpara ne nuk i hyjmë kësaj pune.
Ideja jonë është cdo fillim e ka edhe fundin e vet dhe kapitulli i tyre dalë ngadalë duhet të mbyllet dhe të vijë një tjetër. Kështu që ne mednojmë se Gjilani pas disa vitesh do ta ketë ndoshta fjalën kryesore në kampionatin e Kosovës”, ka deklaruar drejtori sportiv i SC Gjilani, Ertan Demiri në intervistën për Open-TV.