spot_img

Ballkani, kampion edhe në aspektin financiar, kaq para ka fituar deri me tani klubi nga Suhareka në garat evropiane

spot_img

Ballkani po përjeton një sukses të madh në arenën evropiane. Kampionët e Kosovës janë kualifikuar në fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Tashmë “xhebraliave” u mbeten vetëm dy ndeshjet me Bate Borisovin për të prerë për herë të dytë në histori biletën për në grupet e Ligës së formuar para tri vitesh.

Por përpos arritjes sportive, një tjetër aspekt pozitiv për klubin ku ka pronar, biznesmenin Arsim Kabashi janë edhe paratë e grumbulluara deri më tani. Klubi nga Suhareka ka mbushur arkat me 1.41 milionë euro, të cilat do të shtohen edhe më tepër deri në fund të rrugëtimit të tyre.

Në rastin më të keq Bllakani do të arkëtojë 1.67 milionë euro nga UEFA. Një skenar që vlen në rast se Ballkani do të eliminohen nga Bate Borisov në “play off”.

Kujtojmë që UEFA jep një shpërblim prej 260 mijë eurosh për klubet kampione që nuk mund të sigurojnë dot një vend në fazën e grupeve. Ndërkohë, nëse Ballkani kalon edhe Baten, atëherë padyshim që të ardhurat do të rriten edhe më tepër dhe pritet të shkojnë deri në rreth 3 milionë euro, shkruan Albanian News 

Këto janë parat që marrin skuadrat me pas në grupet e Konferencë Ligës.

Për sezonin 2022–2023, pjesëmarrja në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës së Evropës i jepet një tarifë bazë prej 2,940,000 €. Një fitore në grup paguhet 500 mijë euro dhe një barazim 166 mijë euro. Gjithashtu, çdo fitues i grupit fiton 650,000 € dhe secili nënkampion 325,000 €. Arritja në fazën e eliminimit shkakton me bonuse shtesë: 300,000 € për raundin e 32-të, 600,000 € për fazën e 16-të, 1,000,000 € për çerekfinalet dhe 2,000,000 € për gjysmëfinalet. Finalistët humbës marrin 3,000,000 € dhe kampionët marrin 5,000,000 €.

Përndryshe Ballkani llogaritet favorit edhe në ‘Play Off’ dhe gjasat janë shumë të mëdha që Kampioni i Kosovës te futet për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës./Albanian News 

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img