spot_img

Ballkani kryen detyrën me Dukagjinin, në hap për titull mbesin edhe Llapi e Drita

spot_img

Ballkani ka triumfuar 3-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas shtatë minutash lojë, kampioni në fuqi kaloi në epërsi me golin e Lindon Emërllahut, për të shtuar më pas edhe më shumë dominimin e tyre.

Për 2-0 u përkujdes Edvin Kuç, që realizoi në minutën e 24-të, për të shtuar edhe më shumë komoditetin e ekipit të tij.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga vendasit, që shënuan edhe golin e tretë fare në fund.

Nazmi Gripshi realizoi në minutën e 90+6-të nga penalltia për rezultatin final 3-0.

Pas javës së 32-të, Ballkani vazhdon të jetë lider me 66 pikë, ndërsa Dukagjini është në të gjashtin me 39 sosh.

Llapi ka fituar me vështirësi ndaj Feronikelit 74 me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin në minutën e 14-të me Ruben Tarascon që përfitoi nga një tollovi në zonë, duke shënuar për 1-0.

Por Llapi pas tetë minutash arriti të barazojë rezultatin me një goditje dënimi të ekzekutuar perfekt nga Muhamet Hyseni për të shënuar për 1-1.

Ahmed Januzi pas golit të barazimit, humbi një rast të qind për qind me portën e zbrazët, por në minutën e 32-të, arriti të qojë topin në rrjetë për 2-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej Jakup Berisha me një gjuajtje nga larg shënoi për 2-2, pasi mbrojtja e Llapit dhe portieri Ilir Avdyli nuk perceptuan mirë topin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, ndërsa me të filluar e dyta erdhi epërsia e Llapit.

Muhamet Hyseni arriti të shënojë për 3-2 me një gjuajtje të fortë volej brenda zonës.

Feronikeli kishte raste për të barazuar rezultatin dhe më të mirin e kishte në minutën e 88-të me Agron Bruqin, por që gjuajtja e tij nga vija e portës u ndal nga Besar Musolli.

Llapi mbetet i dyti me 64 pikë, dy pas liderit, Ballkanit, ndërsa Feronikeli me 34 pikë mban vendin e tetë.

Drita ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 32-të të Superligës së Kosovës.

Kjo fitore u shërbeu gjilanasve të mbesin në hap për titull, ndërsa ‘Pampurat’ zyrtarisht pas një viti qëndrim në Superligën e Kosovës, duket të kthehen në Ligën e Parë.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejtë nga Drita, me Blend Baftiun që gjeti rrjetën në minutën e gjashtë për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me gjilanasit që në të dytën kërkonin ta siguronin fitoren.

Në minutën e 53-të, Drita arriti të shënojë sërish edhe kësaj radhe me Blend Baftiun për 2-0.

Fushë Kosova tentoi të kthehej në lojë me golin e Dorent Hajdarit në minutën e 74-të për 2-1, por nuk ia doli.

Kjo pasi që Besnik Krasniqi arriti të shënojë pas tre minutash për rezultatin 3-1.

Drita me këtë fitore mban vendin e tretë me 62 pikë, ndërsa Fushë Kosova me 20 pikë tani më është në vendin e nëntë duke rënë matematikisht nga Superliga e Kosovës.

Malisheva dhe Gjilani kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, me dy skuadrat që kërkonin golin e epërsisë.

Me kalimin e minutave, vinin edhe rastet për ekipet, por asnjëra nga top nuk arriti të shënonte.

Një lojë me nivel më të lartë u pa në 45 minutat e dytë, por që rezultati mbeti i pandryshuar.

Malisheva ishte skuadra më e mirë për një nuancë, duke kërkuar pikët e plota deri në fund.

Pas javës së 32-të, Malisheva vazhdon të jetë në vendin e katërt me 53 pikë, ndërsa Gjilani në të shtatin me 35 sosh.

Në Prizren, Prishtina në çastet e fundit ka shënuar fitore ndaj Lirisë, 0:1.

Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse kishte raste nga të dyja anët.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, në skenë doli Albnin Krasniqi që shënoi gol të bukur nga distanca për 1-0.

Feri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Prishtina mori tri pikë që i nevojiten për formën në vazhdim.

Me këtë fitore Prishtina ka 46 pikë, ndërsa Liria me 14 pikë ka rënë nga elita.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img