spot_img

Ballkani, Llapi dhe Drita sot luajnë në udhëtim për pikët e titullit!

spot_img

Java e 31-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Në fakt ditën e sotme në fushë do të zbresin tre pretendentët për titull të kampionit, Ballkani, Drita dhe Llapi që të tre këto skuadra do të luajnë si mysafirë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të ketë udhëtim të vështirë në Gjilan, pasi përballen me Gjilanin që po kërkon pikët e mbijetesës.

Suharekasit kërkojnë vetëm tre pikët për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë, derisa tre pikët kërkojnë edhe gjilanasit pas fitores së Feronikelit ’74 në mënyrë që t’i ikin pozitës së barazhit.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në kryeqytet, ku takohen rivalët rajonal Prishtina dhe Llapi.

Kryeqytetasit kanë paralajmëruar se kanë mungesa të mëdha për këtë ndeshje pasi shkuan në finale dhe janë të qetë në tabelë, ndërsa Llapi kërkon tre pikët për të vazhduar garën për titull.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, me Dukagjinin që pret Dritën.

Klinasit nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit duke marrë një fitore e katër barazime dhe kërkojnë pikët e radhës për të qenë më të qetë në tabelë.

Në anën tjetër për humbje në kampionat nuk di as Drita në shtatë ndeshje dhe kërkon tre pikët për të vazhduar garën për titull.

Të tre sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 15:00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img