Ballkani ka vazhduar me lidershipin në renditjen tabelore në Superligën e Kosovës në futboll pas javës së 20-të.
“Portokallezinjtë” me fitoren ndaj Drenicës (2:1) vazhdojnë me 44 pikë tri pikë diferencë nga Drita në krye të tabelës.
Koxy i dha epërsinë Drenicës në minutën e tetë, për t’u barazuar më pas nga Albion Rrahmani në minutën e 25-të.
I njëjti shënoi golin e fitores për Ballkanin në minutën e 88-të të përballjes.
Pas Ballkanit, Drita renditet e dyta me 41 pikë, ndërsa Gjilani me 29 pikë dhe Prishtina me 27 pikë mbyllin Top 4-shen.
“Luftë” e ashpër është edhe në pjesën e poshtme të tabelës me disa skuadra që synojnë mbijetesën.
TABELA E SUPERLIGËS: