Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Larnes, ndeshja e dytë kthyese e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.
Ballkani ka mbyllur 45-minutëshin e parë në epërsi ndaj skuadrës nga Irlanda Veriore, shkruan Sinjali Sporti.
Sfidën e zhbllokoi anësori, Walid Hamidi duke realizuar nga penalltia për 1-0.
Goli erdhi në fund të pjesës së parë, duke bërë që skuadra kosovare tani të shkojë në pushime me epërsi.
Me këtë rezultat barazohet rezultati i përgjithshëm, pasi Larne fitoi ndeshjen e parë 1-0 në “Fadil Vokrri”, dhe kësisoj me këtë rezultat, ndeshja do të shkonte me penallti, ndërsa janë edhe 45 minuta të tjerë të kohës së rregullt për t’u zhvilluar.