Hidhet ditën e sotme në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 14:00, shorti i turit të tretë të Ligës së Konferencës.
Aktualisht në garë kanë mbetur tri skuadra kosovare, Ballkani, Drita dhe Dukagjini.
Ballkani do të luajë ndeshjen e saj të martën ndaj kampiones së Irlandës së Veriut, Larne.
Në këtë raund skuadra e Ilir Dajës, në rast se e kalon Larnen, mund të ketë përballë Ferencvarosin, rumunët e Farul, Dinamo Tbilisin apo edhe Partizanin.
Këta janë të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit nëse kalon në raundin e tretë: