Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani ka barazuar 1:1 në Klinë përballë Dukagjinit.
Golin e parë në takim e ka shënuar Albion Rrahmani kur po zhvillohej minuta e 62, ndërsa rezultatin e ka barazuar Altin Merlaku nga penalltia në minutën 78. Me këtë rezultat përfundoi edhe takimi.
Ballkani aktualisht në tabelë renditet në vendin e dytë me 26 pikë katra më pak se liderja Drita, por që skuadra e Ilir Dajës ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e parafundit në ‘Albi Mall Superlig’ me vetëm 9 pikë./Albanian News