Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani sot zbret në Tiranë në stadiumin “Air Albania” për të zhvilluar ndeshjen e parafundit në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës.
Theranadasit do të ndeshen me çekët e Plzenit dhe një fitore eventuale do ta afronte Ballkanin shumë afër kualifikimit tutje që do të ishte një tjetër arritje shumë e madhe për futbollin tonë. Në anën tjetër Plzen tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje.
Ndeshja luhet nga ora 18:45 dhe pritet të sjellë një atmosferë të mirë në Tiranë.