Ballkani ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Feronikelin ’74 në udhëtim me rezultat 3-0.
Ka qenë një pjesë e parë e barabartë me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.
Por në fund të pjesës së parë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi falë golit nga Almir Kryeziu për 0-1.
Me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1 u mbyllen 45 minutat e para.
Ballkani vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, edhe pse rastin më të mirë për vendasit e kishte Fiton Hajdari.
Hajdari gaboi nga penalltia duke e pritur nga Enea Koliçi, derisa nga topi i kthyer goditi shtyllën.
Në minutën e 66-të ishte kapiteni Edvin Kuc që ngriti epërsinë e Ballkanit në 0-2.
Ndërkohë gjashtë minuta para fundit të ndeshjes Nazmi Gripshi realizoi një gol spektakolar për 0-3.
Pas këtyre tre pikëve Ballkani vazhdon të kryesoj i vetëm në Albi Mall Superligë me 26 pikë, derisa Nikli mbetet në vendin e tetë me 11 sosh.
Dukagjini dhe Llapi kanë barazuar pa gola (0-0) në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Një ndeshje e fortë mes dy skuadrave që kanë në kontingjent të lojtarë shumë të mirë.
Edhe pse të dy skuadrat kishin rastet e tyre, gola nuk u shënuan dhe u desh të pajtohen me barazim.
Dukagjini pas këtij barazimi mbetet në vendin e gjashtë me 13 pikë.
Në anën tjetër Llapi po ashtu nuk ndryshon pozitë dhe me 20 pikë është i treti.
Drita është ndalur në barazim 1-1 para adhuruesve të tyre nga Liria e Prizrenit.
Vetëm pas pesë minutave lojë vendasit krijuan epërsi, kur Muharrem Jashari asistoi bukur te Besnik Krasniqi i cili realizoi nga afërsia për 1-0.
Drita vazhdoi dominimin në pjesën e parë, teksa krijoi shumë raste të mira shënimi.
Padyshim që rasti më i mirë iu dha Blend Baftiut, por përkundër se kishte të lirë dy lojtarë u mundua të shënoj me parabolë përballë portierit Shala dhe dështoi.
Gjithsesi pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të gjilanasve 1-0.
Edhe në pjesën e dytë Drita ishte ajo që kishte më shumë nga loja, kur në minutën e 66-të shënoi për 2-0 me Astrit Thaqin, por ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Gjashtë minuta më vonë ishin mysafirët që dolën në një kundërsulm të shpejtë dhe Prins Tjiueza barazoi shifrat në 1-1.
Deri në fund përkundër insistimit nga skuadra gjilanase gola më nuk pati dhe rezultati përfundimtar ishte baras 1-1.
Drita vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 22 pikë, katër më pak se lideri Ballkani, derisa Liria ndodhet e parafundit në tabelë me shtatë pikë.