Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka realizuar fitore në paraqitjen e parë miqësore, në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të edicionit.
Therandasit ‘bateritë’ janë duke i mbushur në Antalia, derisa përball patën skuadrën nga Kazakistani, Kaysar.
Golin e vetëm në takim e realizoi Meriton Korenica, duke i dhënë shpresë skuadrës për vazhdim të ecurisë pozitive edhe në vitin 2023.