Ballkani e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi i Kosovës sot mposhti Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj” me rezultat 0:2, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht Nazmi Gripshi kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes.
E për rezultatin 0:2 që në fund ishte edhe epilogu i kësaj ndeshje u përkujdes Albin Berisha që shënoi në minutën e 42-të.
Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e parë, 10 më shumë se Drita e Llapi që gjenden në pozitat dy dhe tre.
Në anën tjetër, Malisheva mbetet përkohësisht në vendin e katërt me 20 pikë gjithsej.