Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe ndan vazhdimisht postime me ndjekësit e tij.
Ai thuajse çdo vit në fund ka ndarë librat, këngët e artistët e preferuar të po atij viti.
I njëjti këtë herë përmes një postimi të shpërndarë në rrjetin social, Twitter, ka zbuluar listën e këngëve që ka dëgjuar muajve të fundit.
Në mesin e tyre është edhe projekti i një këngëtareje me prejardhje shqiptare që tashmë gëzon suksese të mëdha në botë.
Fjala është për Dua Lipën, ku në këtë rast Obama zgjodhi këngën “UN DIA” të cilën 24 vjeçarja e publikoi javë më parë në bashkëpunim me artistët latinë, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy.
“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni”, është shprehur Obama në postim.
Të tjera këngë përfshihen: “Don’t Walk Away” e John Legend me Koffee, “My future” e Billie Eilish, “Made it” e Teyana Taylor, “Work” e Drake dhe Rihanna, “Smile” e Wizkid me H.E.R etj.