spot_img

Barazim me gola në Klinë, në mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re, Ferizaj i rikthehet fitoreve me trajnerin e ri ndaj Drenicës

spot_img

Dukagjini dhe Prishtina e Re ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Superligës së Kosovës, duke barazuar 1-1 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat, por mungoi konkretizimi përpara portës. Të dy ekipet u përpoqën të impononin lojën e tyre, megjithatë portierët dolën fitimtarë në momentet kyçe, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej pa gola.

Pjesa e dytë nisi më me intensitet dhe u zhbllokua në minutën e 56-të, kur Toni Gomes përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe nga afër shënoi për 1-0 në të mirë të Prishtinës së Re.

Reagimi i Dukagjinit nuk vonoi. Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 61-të, Albion Pllana barazoi shifrat në 1-1, pas një aksioni të shpejtë dhe përqendrimi të lartë në zonën kundërshtare.

Në minutat në vijim, skuadra e Armend Dallkut kërkoi me ngulm fitoren. Altin Merlaku dhe Mërgim Pefqeli patën rastet më të mira për Dukagjinin, ndërsa Merlaku goditi edhe shtyllën në fund të ndeshjes, duke qenë shumë pranë golit të fitores.

Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, 1-1, duke i dhënë nga një pikë secilës skuadër.

Ky barazim mban Dukagjinin në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa Prishtina e Re vazhdon të qëndrojë në vendin e parafundit me 7 pikë, duke kërkuar ende stabilitet në lojë dhe rezultate.

Në takimin tjetër, Ferizaj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Drenicës me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Superligës së Kosovës, duke i dhënë fund një serie prej pesë humbjesh radhazi dhe duke rikthyer besimin në skuadër pas ardhjes së trajnerit Nevill Dedja.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e qytetit të Ferizajt nisi me intensitet të lartë nga vendasit, të cilët treguan qartë synimin për të rikthyer buzëqeshjen.

Që në minutat e para, Ferizaj e mori kontrollin e lojës, duke krijuar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Drenicës.

Epërsia e shumëkërkuar erdhi në minutën e 23-të, kur Betim Haxhimusa fitoi një penallti pas një depërtimi të shpejtë në zonë. Nga pika e bardhë, Valmir Nafiu u tregua i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë për 1-0 dhe duke ndezur atmosferën te tifozët ferizajas.

Në pjesën e dytë, Drenica u hodh përpara në kërkim të barazimit, por mbrojtja e Ferizajt funksionoi në mënyrë të përkryer.

Skuadra vendase menaxhoi mirë avantazhin dhe në kundërsulme ishte gjithmonë e rrezikshme. Në minutat shtesë, Donard Labjani, i sapoinkuadruar nga stoli, vulosi fitoren me një gol të dytë në portën e zbrazët pas një kundërsulmi të shpejtë (2-0).

Në fund, Ferizaj mori tri pikë shumë të vlefshme, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve dhe në vendin e shtatë të tabelës. Nga ana tjetër, Drenica mbetet në vendin e katërt me 11 pikë.

Kjo fitore shënon një fillim të ri për Ferizajn, që nën drejtimin e Nevill Dedës ka rigjetur fitoret

NGJARJE TË TJERA

spot_img