Rayo Vallecano ka shkaktuar senzacion sonte në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:1 Barcelonën, në takimin e javës së 31-të të kampionatit spanjoll.
F utbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, ka treguar lojë shumë të mirë në fanellën e Rayo Vallecano-s.
Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Alvaro Garcia që shënoi në minutën e 19-të dhe Fran Garcia në atë të 53-tën.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka ngushtuar humbjen e katalunasve, duke shënuar në minutën e 83-të.
Barcelona me 76 pikë, ka 11 më shumë se Reali dhe Vallecano është në pozitën e 11-të me 43 sosh.