xhiro e 11-të në Albi Mall Superligë do të zhvillohet në fundjavë me dy ndeshje që janë në program ditën e shtunë dhe tre të tjera të dielën.
FFK tanimë ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë xhiro, ku Bardh Ajeti do ta gjykoj sfidën Prishtina – Gjilani ditën e shtunë.
Fushë Kosova pret Malishevën në Lipjan, derisa kjo ndeshje do të gjykohet nga Vigan Iberdemaj.
Dukagjini – Llapi është ndeshje tejet joshëse ku drejtësinë do ta ndajë Dardan Çaka.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani luan në udhëtim te Feronikeli derisa gjyqtar kryesor është Ilir Mehmeti.
Drita para tifozëve të vet pret Lirinë në një sfidë që do të gjykohet nga Alban Shala.