Edhe Kuvendi Zgjedhor i LRF Mitrovicës u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme, duke sjellë mbështetje për kryetarin dhe bordin e kësaj lidhje për mandatin e ri katërvjeçar dhe duke u shprehur të kënaqur me punën e bërë.
FFK dhe Lidhjet rajonale do të vazhdojnë përpara me reforma dhe rezultate të reja, duke ofruar një qeverisje të mirë për zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të vendit, kështu ka shkruar i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi pas përfundimit të kuvendit.