spot_img

Bashkë me Klloppin largohen edhe 8 lojtarë nga Liverpool

spot_img

Gjiganti anglez i futbollit, Liverpool, patjetër do të ketë një fytyrë të re sezonin e ardhshëm, sepse tashmë është paralajmëruar largimi i Jurgen Klopp dhe klubi ‘do të heqë qafe’ edhe tetë lojtarë që janë tepricë në ‘Anfield’.

Ardhja e trajnerit të ri Arne Slott është tashmë e sigurt, por Liverpool pothuajse me siguri do të jetë pa shërbimet e disa individëve të rëndësishëm këtë verë, duke përfshirë Luis Diaz, Kostas Tsimikas, Fabio Carvalho dhe Calvin Ramsey. Pritet që të largohet edhe Sepp Van Den Berg, të cilit do t’i bashkohen Nathaniel Phillips dhe Taylor Morton.

Të gjithë këta lojtarë do të jenë në listën e transferimeve dhe administrata pret të pasurojë thesarin me rreth 110 milionë euro, të cilat më pas do të përdoren për të sjellë përforcime të reja. Ende nuk dihet fati i Mohamed Salah, për të cilin ka pasur interesim të madh nga Arabia Saudite, por supozohet se edhe ai do të largohej nëse administrata merr një ofertë “të kripur” për transferim.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img