Në Rumani po zhvillohet Kampionati Evropian U18, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë pjesë dhe ka zhvilluar shtatë ndeshje.
Ndër lojtarët më të mirë të këtij kampionati ka qenë Bardh Istrefi, i cili në shtatë ndeshjet ka pasur një paraqitje fantastike, transmeton IndeksOnline
Istrefi është basketbollisti me mesataren më të mirë të pikëve në Kampionatin e mbajtur në Rumani.
Talenti kosovar e ka mbyllur këtë evropian me 156 pikë të realizuara, apo me një mesatare prej 22,3 pikëve të shënuara për ndeshje.